Një mjek kinez është kapur nga një kamera duke realizuar frymëmarrjen artificiale, një të moshuari në një dyqan në mes të epidemisë së koronavirusit.

Sipas New York Post, Dr. Luo Xianke, hoqi menjëherë maskën e fytyrës për të kryer procedurat pasi një një i moshuar rreth të 80-ave papritmas pati një sulm në zemër në Zhengzhou, Provinca Henan e Kinës qendrore. Luo u tha mediave vendase se ai nuk mendonte për rrezikun e mundshëm nga koronavirusi.

“Ishte tepër urgjente. E vetmja gjë që po mendoja ishte të veproja sa më shpejt”, ka thënë mjeku i cili ishte jashtë detyrës.

Siç bëhet e ditur, Dr. Luo po vraponte pranë supermarketit kur dëgjoi dikë duke bërtitur: ‘Një burrë sapo u rrëzua në dyqan!' Mjeku hoqi maskën e fytyrës për t’i dhënë trajtimin urgjent pa hezitim kur vuri re që burri po humbiste simptomat e jetës. Shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje menjëherë pasi ai kreu procedurat e ndihmës së parë.

Burri i moshuar u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetonte.

Megjithatë Luo është konsideruar si hero, pas publikimit të pamjeve nga një blerës aty, i cili i shpërndau në rrjetet sociale.


/Ora News.tv/