I ftuar në “Arena” nga Dritan Hila në RTV Ora, mjeku Kita Sallabanda u shpreh se virusi nuk është zhdukur, por i ka rënë intensiteti.

Ai shtoi se në kohën e verës do të bjerë fuqia e virusit dhe se nuk pritet të ketë një valë të dytë.

Kita Sallabanda: Virusi nuk është zhdukur në Spanjë, Itali dhe Shqipëri, por mendoj se ka rënë intensiteti dhe agresiviteti. Para një jave kishte një artikull nga një studiues italian që thoshte se “virusi është plakur”. 

Ne kemi marrë maska të higjienës duke rënë intensiteti, por virusi është aty. Në kohën e verës virusi do të bjerë shumë sipas studimeve dhe nëse do të bëjmë një parashikim nuk do të ketë një valë të dytë. 

Mendojmë se situatën kritike në Spanjë e kemi kaluar, por shumë studime thonë që virusi është me ne dhe do të jetë me ne për një kohë shumë më të gjatë. 


/Ora News.tv/