Mjekja shqiptare në Gjermani shpjegon pse Italia ka kaq shumë viktima: Llogaritje e simuluar

Mjekja shqiptare në Gjermani shpjegon pse Italia ka kaq shumë viktima:

Mjekja Elona Meta, kryetare e federatës së mjekëve në Evropë, shpjegon se pse numri i vdekje nga Covid-19 në Gjermani është shumë më i ulët krahasuar me Italinë.

Në një lidhje me Skype në Ora News, ajo shpjegon se në Itali llogariten si të vdekur nga Covid-19 edhe personat që vdesin në ambiente shtëpie dhe që testi u ka dalë pozitiv.

Ndërkohë, sipas saj, një gjë e tillë nuk ndodh në Gjermani me personat që vdesin dhe që kanë sëmundje shoqëruese, dhe nuk raportohen si vdekje për shkak të Covid-it, pa u zbuluar shkaqet e vdekjes.

Meta: Në Gjermani bëhet çdo muaj alarm fals për katastrofa dhe kur një popull përgatitet, e ka parasysh se me çfarë duhet të përballet si popull. Po ashtu Gjermani ka dyfishin e shtretërve që ka Italia, për të përballuar këtë pandemi. Ndërkohë, Italia ka bërë një llogaritje të simuluar për të ngritur numrin e të vdekurve, duke llogaritur edhe personat që kanë vdekur në ambiente shtëpiake dhe testi ka dalë pozitiv, ata quhen të vdekur nga koronavirusi, ndërsa në Gjermani personat të cilët vdesin dhe kanë pasur simptoma të sëmundjeve të tjera shoqëruese, nuk llogaritet si i vdekur nga koronavirusi, pasi nuk i dimë shkaqet nga se ka vdekur, pra nuk llogaritet si vdekje nga covid. 

EMISIONET