Mjekja shqiptare në Gjermani: Po punojmë që të sjellim maska te spitali Infektiv

Mjekja shqiptare në Gjermani: Po punojmë që të sjellim maska

Mjekja Elona Meta, kryetare e federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë, tha se është krijuar një platformë ku shqiptarët e karantinuar mund të futen dhe të marrin këshilla falas nga mjekët.

Në një lidhje me Skype në Ora News, ajo shpjegon se po punohet që sigurohen një sasi maskash që të dërgohen te Spitali Infektiv në vendin tonë.

Meta: Ne punojmë në Gjermani, por mendjen e kemi në Shqipëri. Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm, pasi unë jam edhe kryetare e mjekëve shqiptarë në Evropë dhe ndihemi përgjegjës që duhet të bëjmë diçka. Pas një komunikimi dhe një pune intensive me kolegët shqiptarë që janë në spitale, arritëm që pas dy jave pune shqiptarët të kenë të drejtë që të bëjnë një log-in dhe të futen në këtë platformë falas dhe mjekët që janë online do tu kushtojnë vëmendje duke u kthyer përgjigje shqiptarëve të garantuar kudo që jam. Sigurisht e mira do të ishte që të siguroheshim maska dhe masa të tjera higjienike, por kemi një problem të madh, pasi çdo shtet po mendon për veten e tij, dhe është shumë e vështirë për t’i siguruar, por jemi në rrugë e sipër. Në Gjermani besoj se mund të sigurojmë një farë maskash që t’i dërgojmë tek Infektivi dhe uroj që ta bëjmë, por nuk kemi gjë të sigurt deri më tani. 

EMISIONET