Mjekët specializantë protestojnë në QSUT

Mjekët specializantë protestojnë në QSUT

Mjekët Specializantë u mblodhën paraditen e sotme para urgjencës së QSUT-së në shenjë proteste kundër dhunës së ushtruar ndaj kolegëve të tyre. Ata kanë deklaruar se ndihen të kërcënuar për jetën dhe në presion gjatë ushtrimit të detyrës, ndaj kërkuan siguri fizike në punën e tyre. 

Rasti i fundit në QSUT ishte ushtrimi i dhunës ndaj mjekes specializante që ndodhi javën e kaluar.

"Doktoresha ka qenë në shërbim dhe në orarin e punës dhe duke komunikuar vendimin e qeverisë se ditën e mërkurë të gjithë pacientët e të gjitha urgjencave do të kalojnë në spital "Shefqet Ndroqi". Është një vendim i shpallur para disa kohësh nga qeveria të cilët ne jemi të detyruar ta zbatojmë. Kjo mjaftoi që kolegia jonë të vihet përpara situate dhune përpara pacientit dhe familajrëve të pacientit që e shoqërojnë. Kjo është e patolerueshme dhe e papranueshme" tregoi një prej përfaqësueseve në protestë.

Një tjetër problematikë që ngrejnë mjekët specializantë është edhe mungesa e pagësës për periudhën katër vjeçarë të specializimit.

Mjekët e rinj kanë paralajmëruar një tjetër protestë, të martën (neser) në orën 9.00 ku janë të ftuar të gjithë mjekët të ngrejnë zërin kundër dhunës të ushtruar ndaj tyre në ambientet spitalore, një fenomen i përsëritur sidomos në ditët e fundit.

EMISIONET