Mesazhi i Yuri Kim: Mjekët e policët në luftën kundër COVID-19, mishërim i vlerave të shqiptarëve

Mesazhi i Yuri Kim: Mjekët e policët në luftën kundër

Ambasadorja amerikanë në Shqipëri, Yuri Kim falenderoi të gjithë personelin mjekësor, oficerët e policisë dhe të gjithë personat që janë në frontin e “luftës” kundër koronavirusi në vend.

Përmes një videomesazhi në Tëitter, ajo shprehet se ata mishërojnë vlerat e vërteta të shqiptarëve që bota i vlerëson, kurajon, besnikërinë dhe këmbënguljen pavarësisht rrethanave.

Mesazhi i plote

“Ndërsa bashkojmë forcat për të luftuar COVID-19, doja të merrja disa çaste për të falenderuar në emër të gjithë ambasadës së ShBA-së, të gjithë doktorët, infermierët, policët e vullnetarët, të gjithë ata që kanë bërë përpara për t’u siguruar që të gjithë ne të jemi të sigurt dhe shërbimet jetësore të vazhdojnë. Faleminderit shumë për sakrificën tuaj. Ju mishëroni çdo gjë që e gjithë bota admiron tek Shqipëria dhe populli shqiptar. Kurajo, besnikëri, këmbëngulje pavarësisht rrethanave. Falë sakrificës tuaj ne do t’ja dalim mbanë sëbashku.”



EMISIONET