Mjafton vetëm 1 gol, Mertens i dhuron fitoren Napolit

Mjafton vetëm 1 gol, Mertens i dhuron fitoren Napolit

Vetëm një gol i ka mjaftuar Napolit për të dalë me pikë të plota nga transferta me Cagliarin.

Për skuadrën ka menduar i përhershmi Mertens i cili me një goditje nga një pozicion i vështirë dërgoi topin në cepin e portës duke shtangur kështu dhe portierin Cragno.

Të dyja skuadrat ishin thuajse në nivel të barabartë. Pjesa e parë u nda pa gola.

Në minutën e 66' mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj pason një top në zonë për Mertens i cili u kthye nga porta dhe goditi menjëherë.

Sulmuesi belg shënoi kështu golin e tij të 120 me fanellën e Napolit duke i dhuruar dhe vendin e 8 në klasifikim skuadrës së drejtuar nga tekniku Gattuso.

Cagliari mbetet në vendin e 11 me 32 pikë vetëm 1 larg Napolit që ka 33 pikë.

Ndërkohë që sot në mbrëmje do të luhet dhe kryefjala e ndeshejve italiane për Serie A mes Lazios dhe Interit.

EMISIONET