Mjafton Costa, Juventus mban nën presion Napolin kryesues

Mjafton Costa, Juventus mban nën presion Napolin kryesues

Një gol i Douglas Costa-s i ka mjaftuar Juventusit për të marrë 3 pikët dhe për mbajtur hapin e Napolit kryesues.

Bardhezijtë mundën minimalisht 1 me 0 , Genoa-n.

Vendasit e nisën me vrullë takimin dhe pas vetëm çerek ore lojë arritën të gjejnë golit, me brazilianin Douglas Costa.

Mesfushori i transferuar këtë verë te Juventusi, pasi "ndërtoi" aksionin, u fut në zonë dhe devijoi saktë një pasim të kroatit Mandzukiç. Goli ndikoi negativisht tek miqtë, me të besuarit e Ballardini që u goditen edhe psikologjikisht duke qënë inekzisten në fushë.

Në fushën e lojës kishte vetëm një skuadër, dhe ajo ishte Juventusi.

"Zonja e Vjetër" e hedhur e gjitha në sulm për të shënuar dhe golin e sigurisë, rrëzikoi kuadratin e Perin, por Mandzukiç, Pjaniç e Higuain nuk arritën të "hipotekonin" fitoren.

Pas kësaj fitoreje Juventus hapin e Napolit, duke qëndruar vetëm në -1 nga napoletanët, ndërsa Genoa pëson humbjen e parë pas 4 rezultatesh pozitive, ku arriti të marrë 8-të pikë,

Pas 21 javësh kampionat, gjenovezët mbajnë vendin e 15-të me 21 pikë, +5 nga zona e ftohtë.



EMISIONET