Mjafton Caracciolo, Hellas "pushton" Veronën

Mjafton Caracciolo, Hellas "pushton" Veronën

Një gol i mbrojtësit Antonio Caracciolo i ka mjaftuar Hellas Verona për të marrë një fitore shumë të vlefshme për objektivat e skuadrës. Fitore që vlen më shumë se 3 pikë për shkak se e arriti përballë rivalëve të qytetit Chievo-s.

Një 90 minutësh shumë i luftuar, dhe për këtë vlen të shikohen dhe 7 kartonat e verdhë të nxjerrë nga xhepi i gjyqtarit Damato.

Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 52-të, aty ku mbrojtësi 27 vjeçar shfrytëzoj një goditje nga këndi të ekzekutuar ulët, dhe me një kthesë të bukur mposhti Sorrentino-n, rrjetë që mbeti në fuqi deri në fërshëllimën e trefishtë të arbitrit.

Kjo fitore shkurton në - 3 diferencën me Chievon, që mban vendin e 15-të me 26 pikë.



EMISIONET