Mizore, i riu selfie me gruan e përplasur nga treni

Mizore, i riu selfie me gruan e përplasur nga treni

Një ngjarje e pabesueshme deri në limitet e një gjesti të mizorisë njerëzore është verifikuar pak ditë më parë në qytetin e Piacencas.

Gazetari italian, Giorgio Lambri, ka fotografuar momentin kur një djalë i ri po bënte një selfie me sfondin e një gruaje që sapo e kishte aksidentuar treni.

Ndërsa bënte selfie, djaloshi kishte ngritur dy gishtat lart në shenjën e fitores (victory).

Kjo ngjarje është përcjellë në faqet e së përditshmes italiane Libertà (Liria) e shumë shpejt u shpërnda në të gjitha mediat e tjera italiane e të huaja, duke shkaktuar një reagim të fortë tek lexuesit e në rrjetet sociale.

Sipas rrëfimit të gazetarit që fotografoi këtë moment, gruaja e shtrirë mbi binar është një turiste kanadeze dhe u aksidentua rëndë nga një tren në lëvizje ndërsa kishte zbritur nga treni i saj nga një dalje e gabuar.

Nga aksidenti gruas iu pre një këmbë. Por ndërsa ekipi mjekësor po i jepte ndihmën e parë në vendngjarje, një djalë i ri bënte selfie me këtë imazh në sfond dhe pa asnjë ndjenjë njerëzore për atë çka kishte ndodhur.

Gazetari italian informon se policia hekurudhore italiane ka ndërhyrë, duke detyruar të riun të fshijë nga telefoni i tij këto fotografi e ndëshkuar pasi nuk ekziston një ligj që dënon një akt të tillë.

Kjo ngjarje ka shkaktuar nje reagim të fortë në rrjetet sociale dhe në debatin publik duke ftuar në një reflektim mbi atë çka po i ndodh sot shoqërisë njerëzore e në veçanti brezit të ri.

 

EMISIONET