Trajneri i Nantes, Claudio Ranieri po mendon një rikthim në Premier League, ku përflitet për një bashkim me skuadrën londineze, Tottenham Hotspur.

Duket se Ranieri ka rënë dakord me presidentin e Nantes, Waldemar Kita për tu larguar nga Franca dhe gazeta lokale "Océan" deklaron se nuk do të jetë në "Brittany" sezonin e ardhshëm.

Sipas gazetës, Ranieri është në bisedime të avancuara me "gjelat" pasi Mauricio Pochettino ka gjasa të largohet në verë, me Chelsea që pritet të jetë destinacioni i tij.

Italiani ka përvojë në Premier League, pasi vetëm dy vite më parë fitoi titullin në krye të Leicester City, si dhe për katër sezone ka drejtuar skuadrën tjetër londineze Chelsea.

/Ora News.tv/