Mirsad Jonuz mendon largimin: Nëse është e nevojshme iki nga Vllaznia

Mirsad Jonuz mendon largimin: Nëse është e nevojshme iki nga

Vllaznia e Mirsad Jonuz nuk bind dhe një gjë të tillë e tregoi dhe mbrëmjen e sotme përballë Bylisit.

Shkodranët u mposhtën nga ballshiotët në shtëpi me shifrat 1-0, çka ka sjellë një gjendje aspak të mirë te kuqeblutë.

Për ta treguar një gjë të tillë mendoi edhe tekniku Jonuz, i cili në prononcimin pas humbjes u shpreh se nëse është ai fajtori nuk e ka problem të largohet.

"Në pjesën e dytë e ndryshova lojën. Rifreskova skuadrën. Kishim më shumë shanse. Kemi probleme në goditjet, krijimin, ku vuajmë finalizimin. Në ndeshjen ndaj Tiranës rikthehet Ramadani, Gurishta dhe Hygor. Grigorov është i pamundur për të luajtur. Nesër do të shikojmë gjendjen dhe ndaj Tiranës do të vendosim të fusim 11 lojtarë që japin maksimumin. Këto janë lojtarët me të cilët do të luaj deri në dhjetor.

"Në merkaton e janarit do të shikojmë për përforcime. Mendoj se nuk është problemi fizik për gjendjen e Vllaznisë. Ndoshta problemi është taktik. Dhe në fund, tifozët, unë dhe lojtarët presin shumë më tepër. Por, ky kampionat është i gjatë. Nëse jam unë problemi, largohem. Kam një presion shumë të madh. Lojtarët më thonin se çfarë është kjo taktikë, kjo mënyrë lojë. Nëse jam unë problemi largohem. Unë jam këtu për të dhënë maksimumin, por nëse duhet të largohem, do largohem," u shpreh Mirsad Jonuz.


EMISIONET