Miratohet ndihma ekonomike për shtresat në nevojë dhe pagesat e PAK

Miratohet ndihma ekonomike për shtresat në nevojë dhe pagesat e

Këshilli Bashkiak zhvilloi sot mbledhjen e tij të radhës, ku miratoi një sërë vendimesh të rëndësishme me karakter social, që kanë ndikim në jetën e shumë familjeve dhe qytetarëve të Tiranës, si dhënia e ndihmës ekonomike për familjet në nevojë, si dhe pagesa për PAK e Invalidët e Punës për periudhën 1 deri 30 nëntor 2018.

Gjithashtu, anëtarët e Këshillit Bashkiak miratuan edhe vendimin për kompensimin e çmimit të energjisë elektrike për kategoritë përfituese, gjatë periudhës 1-31 tetor 2018, si dhe atë për miratimin e familjeve aplikuese që përfitojnë nga programi i bllok-ndihmës ekonomike deri në 6 për qind.

Ndërkohë, 85 familje të kryeqyteti do të kenë mundësi që me vendimin e sotëm të mund të marrin një bonus për përballimin e qerasë së shtëpive, ndërsa disa familje të tjera morën ndihmë financiare për përballimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi të ndryshme. Mes të tjerash, Këshilli Bashkiak miratoi edhe vendimin për vendosjen e memorialit të Holokaustit në Parkun e Madh të Liqenit Artificial.

EMISIONET