Miqësoret e luksit, Southgate: Nuk do e nënvlerësojmë Italinë

Miqësoret e luksit, Southgate: Nuk do e nënvlerësojmë

Pas fitores minimale me Hollandën, përfaqësuesja angleze pret Italinë në "Wembley". Një takim miqësor që pritet t'i shërbej shumë trajnerit të "Tre Luanëve" Gareth Southgate. Përpara mediave ai është shprehur se nuk do e nënvlerësoj Italinë, pavarësisht moralit që ka momentalisht.

"Ata janë një komb krenar dhe me traditë në futboll. Kanë lojtarë të mirë, me teknikun Luigi Di Biagio që gjithmonë organizon ekipet e tij. Ai i kushton një vëmendja të madhe detajeve.

"Ne do të bëjmë disa ndryshime. Ka shumë gjëra të ndryshme që po kërkojmë të marrin nga këto miqësore. Të premten ne kemi arritur të bëjmë mirë dhe do të ishte mirë nëse mund ta bëjmë këtë dhe nesër.

"Ne duam që lojtarët të shprehin potencialin e tyre dhe të japin në çdo çast maksimumin. Është e rëndësishme që të kemi konkurrencë për një vend titullari."-deklaroj Southgate në konferencën për shtyp përpara miqësores së luksit përballë Italisë.

EMISIONET