Minutat me pikatore, Abazaj kërkon largimin

Minutat me pikatore, Abazaj kërkon largimin

E ardhmja e Kristal Abazaj pritet të jetë larg Anderlehtit por jo larg Belgjikës.

Sulmuesi 22 vjeçar nuk preferohet nga Fred Rutten duke dalë rrjedhimisht në ankand. Zhvillim që i ka pëlqyer tej mase skuadrës belge të Sporting Lokeren, e cila ka nisur të lëviz drejt sulmuesit shqiptar.

Transferimi i tij do të shtonte cilësitë te skuadra që në këtë sezon lufton për të qëndruar në elitë.

Formula e kalimit të Abazaj te Lokeren parashikohet të jetë ajo e huazimit. Abazaj kaloi te Anderleht nga skuadra e Superligës Shqiptare, Luftëtari për rreth 700 mijë euro, teksa ka një kontratë që skadon në verën e vitit 2021.

EMISIONET