Gjin Gjoni me leje prindërore, Ministrja: Vendim i paligjshëm i KLD. Reagon gjyqtari

Gjin Gjoni me leje prindërore, Ministrja: Vendim i paligjshëm i KLD.

Gjyqtari, njëkohësisht anëtar i KLD-së, Gjin Gjoni ka marrë një leje prindërore dy vjeçare prej KLD pas lindjes së vajzës me justifikimin se i duhet të udhëtojë drejt Gjermanisë ku ka dhe familjen.  Por vendimi është konsideruar i qëllimshëm prej ministres së Drejtësisë Etilda Gjoni e cila u shpreh se po tentohet që ai ti shmanget vettingut.  Por për Ora News gjyqtari shprehet se është gati të paraqitet në çdo kohë nëse kërkohet për vetingun.

Tirane- Kërkesa e gjyqtarit Gjin Gjoni "Për leje prindërore për një periudhë 2-vjeçare" , ka ricikluar një përplasje mes ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë, institucion ky që drejtohet nga presidenti Ilir Meta. Edhe pse kërkesa është shqyrtuar dhe miratuar në datën 11 tetor,  ministrja shprehet se vendimi është marrë në kundërshtim me ligjin duke renditur dhe argumentet.

Bëhet fjalë për një akt administrativ i cili është  futur në shqyrtim në mbledhjen e KLD-së të datës 11 tetor, pa qenë në rend dite, dhe po atë ditë është miratuar.  

Etilda Gjoni: "Vendimi është marrë me argumentimin se gjyqtari është bërë me vajzë dhe do i duhet të udhëtojë shpesh për vizita në shtetin gjerman ku ndodhet familja e tij."

Zonja Etilda Gjonaj thotë se kërkesa është pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme dhe është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD-së po në mënyrë të paligjshme. Për votimin e këtij akti duheshin 2/ 3 dhe meqë KLD nuk i kishte pjesë e votimit është bërë dhe Gjin Gjoni.

Etilda Gjonaj: "KLD është riafirmuar si mishërim i drejtësisë së vjetër klienteliste dhe të korruptuar. Veprimet janë në shkelje të rëndë të rregullave proceduriale të parashikuara nga legjislacioni në fuqi. Ky akt administrativ i KLD-së i marrë në procedurë të parregullt është absolutisht i pavlefshëm. Kjo kërkesë e pranuar në mënyrë haptazi të paligjshme është miratuar me votim nga anëtarët prezent të KLD-së çka e bën shumicën e këtij institucioni autore të një vendimmarrjeje haptazi të paligjshme" deklaroi Gjonaj.

Sipas Gjonajt vendimi është marrë në fshehtësi dhe as nuk është pasqyruar në faqen zyrtare të KLD-së. Ajo paralajmëron se do i drejtohet zyrtarisht këtij institucioni të anulojë vendimin, në të kundërt do i drejtohet komisionit të Venecias.

"Do i drejtohem zyrtarisht KLD-së për të shfuqizuar si të pavlefshëm vendimmarrjen e marrë në shkelje të rëndë dhe flagrante të ligjit. Në të kundërt kërkesa do i drejtohet gjykatës për të anuluar këtë hap haptazi të paligjshëm si dhe Komisionit të Vetingut me një kërkesë publike për largimin nga gjyqësori të të gjithë atyre që kanë ngritur dorën kundër ligjit"

Gjyqtari Gjin Gjoni në një reagim për Ora News hedh poshtë pretendimet. Ai thotë se mbledhja e është zhvilluar në korrnizë të ligjit, ndërsa shton se ministrja nuk është e informuar pasi ka munguar në mbledhje.

Gjin Gjoni: "Mbledhja është zhvilluar brenda kornizës ligjore. Ministrja të mos mungojë në mbledhje dhe në këtë mënyrë do të ketë informacion të plotë. Këshilli i Lartë i Drejtësisë  është në varësi të presidentit jo nga ministrja. Përshëndes paketën antishpifje. Por është ministrja që në këtë rast duhet të shkoj për shpifje. Procedura të kësaj natyre nuk janë të parat. Dua të shtoj se vettingu nuk ndërpritet. Në çdo rast që do të më kërkojnë jam gati të paraqitem"


EMISIONET