Ministria e Shëndetësisë i kërkon FSHF: Përmirësoni protokollin!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Maj 2020, 12:06
Ministria e Shëndetësisë njoftoi se stërvitja individuale e sportistëve do të fillojë në 18 maj.
Pak ditë pasi FSHF i dërgoi qeverisë grupin e punës për hapjen graduale edhe të futbollit, sot është zhvilluar edhe një takim me ministrinë e Shëndetësisë.
Kjo e fundit kërkoi nga FSHF përmirësimin e protokollit, të cilat kanë të bëjmë me stërvitjen individuale, stërvitjen në grup apo edhe masat gjatë ndeshjeve.
Masat e kërkuara nga Ministria e Shëndetësisë, FSHF do t’i përditësojë në protokollin e sigurisë sot pasdite.