Ministri Lleshaj: Policia tek parlamenti u përball me agresivitet të pabesë, verbëri politike

Policisë së Shteti i janë shtuar në inventar një numër prej 134 autoveturash dhe 30 motoçikletash të reja në kuadër të një programi të gjerë modernizmi të Policisë së Shtetit

"Në raport me numrin e popullsisë, vendi ynë ka sot një trupë policore të vogël në numër, krahasuar edhe me vende të tjera europiane, tha ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj duke nënvizuar nevojën për  modernizim  rritjen e kapaciteteve, pajisjeve me mjete dhe teknologji bashkëkohore, trajnim të vazhdueshëm, si dhe rritjen e kapaciteteve profesionale 

Sander Lleshaj:  "Së shpejti presim që flota e automjeteve të zgjerohet në mënyrë të dukshme, që të zgjerohen kapacitetet e monitorimit mobil të trafikut rrugor, që të krijohet një flotë e re e droneve të vëzhgimit ajror, që të përmirësohet dukshëm teknologjia e monitorimit të kufijve, që të vihen në funksionim sisteme të sofistikuara të analizës inteligjente, që fizionomia europiane e Policisë së Shtetit të marrë një trajtë të re, përmes një sistemi të ri të furnizimit me uniforma, etj.."

Por nuk është vetëm modernizimi i pajisjeve sfidë, sfida e vërteë ëhstë monerzimi i vërtetë i njerëzve.

Sander Lleshaj: "Për këtë do të na duhet që të përsosim sistemin e arsimit, edukimit, trajnimit të Policisë së Shtetit; që Akademinë e Sigurisë ta shndërrojmë një institucion modern edukimi ku ngjizet një trupë e motivuar dhe e arsimuar punonjësish të rendit dhe sigurisë publike;  që procedurat dhe standardet operacionale të Policisë së Shtetit të përafrohen me modelet më të përparuara europiane; që marrëdhëniet me qytetarët të arrijnë një nivel të padiskutueshëm besimi; që Policia të jetë realisht e të gjithë qytetarëve; që ajo të jetë jashtë dhe larg ndikimit të partive politike; që karriera në Policinë e Shtetit të jetë një shteg malor ku mund të ngjitesh vetëm me forcat dhe meritat individuale; që policët e Shqipërisë të jenë miq të mirë për njëri-tjetrin; që nderi, dinjiteti dhe integriteti të jenë tiparet bazë të identitetit të policëve tanë; që shteti dhe shoqëria të jenë në mbështetje dhe në përkrahje të plotë të policisë sonë.

Duke u  ndaluar tek protesta e 22 nëntorit para parlamentit, ku u plagos efektivja e policisë Ina Nuka, ministri i Brendshëm  tha se efekticët e policisë u përballën me një agresivitet të absurd dhe të pabesë nga një grup i caktuar dhe bëri thirrje për reflektim.

Sander Lleshaj:"Jo më larg se dy ditë më parë, forcat e policisë, në përmbushje të detyrës që shoqëria u ka ngarkuar, u përballën me një agresivitet të absurd dhe të pabesë nga një grup i caktuar. Ato duar që u ngritën kundër Ina Nukës dhe kolegëve të saj, na tregojnë se verbëria politike e ka përherë potencialin për të sjellë dëme, jo vetëm mbi policinë, por mbi krejt shoqërinë.  Izolimi i këtyre devijimeve të rrezikshme dhune kërkon jo vetëm reagim të vendosur të policisë, por edhe reflektim të gjerë shoqëror. Për një reflektim të tillë i ftoj sot të gjithë qytetarët, përfaqësuesit politikë dhe para së gjithash moshatarët e Ina Nukës. Tek policia jonë duhet të shohim forcën tonë, dinjitetin tonë dhe mburojën tonë. Ne e mbajmë me taksat tona policinë që ajo të përballet vetëm me kriminelët. Për reflektim serioz ftoj edhe përfaqësues të caktuar politikë, të cilët nuk duhet kurrsesi të rreshtohen përballë policisë, por në krah të saj.


EMISIONET