Ministri i Jashtëm i Italisë: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE

Ministri i Jashtëm i Italisë: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Jashtëm i Italisë, Luigi di Maio, ka zhvilluar një mëngjes pune ditën e sotme me ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian,  në mbështetje të çeljes së negociatave të Ballkanit Perëndimor me BE-në.

Në fjalën e tij Di Maio tha se pas vizitave të tij në Ballkanin Perëndimor, e ardhmja e këtij rajoni është në BE, por duket të mbahet si gur themeli shteti i së drejtës.

Ai shtoi se integrimi i Ballkanit Perëndimor është një investim kyç në raport me forcimin  paqes dhe stabilitetit në Evropë.

Së fundmi, Di Maio u shpreh se hapja e negociatave do të shënojë vetëm fillimin e rrugëtimit evropian.

Luigi di Maio: Mirëserdhët në këtë takim formal dhe do të doja t’ju falenderoja të gjithëve për pjesëmarrjen. Qysh prej Këshillit të parë të Jashtëm në dhjetor, shtetet anëtare dhe Komisioni janë angazhuar në një përpjekje të përbashkët, për ta bërë procesin e zgjerimit më të besueshëm dhe për të rivendosur besimin e ndërsjellët midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Unë sapo bëra një vizitë javën e kaluar në Shkup, Prishtinë dhe Beograd, pasi vizitova Shqipërinë në verë. Ky diskutim na lejoi që të rinovonim konsensusin për parimet e të ardhmes për zgjerimin, si dhe për të konfirmuar se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Për të arritur këtë objektiv, shteti i së drejtës duhet të mbetet gur themeli i procesit të zgjerimit.

Angazhimi ynë kolektiv konfirmon edhe njëherë se ne të gjithë jemi të vetëdijshëm se çfarë është në lojë, përfshirë edhe besueshmërinë e BE-së si aktor global. Integrimi i Ballkanit Perëndimor mbetet investimi jonë kyç, gjeostrategjik e politik, për të përforcuar paqen, pajtimin, stabilitetin dhe prosperitetin në Evropë.

Lidhur me negociatat për zgjerim, hapja e këtyre negociatave do të shënjojë vetëm fillesën e jo përfundimin e rrugëtimit evropian. Megjithatë nuk mund të nënvlerësojmë ndikimin potencial të hezitimeve tona në Ballkan, sidomos kur bëhet fjalë për qëndrimet reformatore në rajon. 

EMISIONET