Ministri i brendshëm italian flet per shqiptaren e vrarë: Shqetësuese!

Ministri i brendshëm italian flet per shqiptaren e vrarë:

Krimi i rëndë në familje që sot ka tronditur komunitetin shqiptar e opinion publik në Itali është bërë objekt diskutimi në Parlamentin Italian.

Ministri i Brendshëm italian Marko Minnitti gjatë audicionit të tij në Komisionin Parlamentar të inspektimit të fenomenit të dhunës ndaj gruas është shprehur se

"Sot në Gradisca d'Isonzio një burrë ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij para syve të djalit të tyre 8 vjeçar. Jemi përballë një fenomeni që vazhdon të jetë një element shqetësues, i veçantë e i papranueshëm. Ndaj dhunimeve të tilla e kapërcimit të këtyre formave të dhunës varet niveli i qytetërimit të një vendi. Nuk duhet ndaluar kurrë vëmendja e kujdesit për të mbajtur lart kundërveprimin e denoncimin e këtij fenomeni."

Ngjarja e rëndë e denoncuar sot dhe nga ministri i Brendshëm italian ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në banesën e një çifti shqiptar që jetonte prej vitesh në komunën Gradisca d'Isonzio në provincën e Goricas në rajonin e Friulii Venezia Giulia në Itali.

 Viktima Migena Këllezi është goditur disa herë me thikë nga bashkëshorti i saj Dritan  Sulollari 37 vjec. Plaga e marrë në fyt ka qenë vdekjeprurëse për 30 vjeçaren.

Në momentin e ngjarjes në banesë gjendej dhe djali i tyre 8 vjecar.

Pas krimit Dritan Sulollari ka telefonuar policinë italiane duke e informuar për vrasjen e kryer nga ai vetë.

Dritan Suloollari prej disa muajsh ishte i papunë e ekonomikisht familja mbahej nga viktima Migena Këllezi. Vrasja është kryer për motive të dobëta.

Cifti shqiptar kishte marrë nënshtetësinë italiane.

/Ora News.tv/



EMISIONET