Ministret i shpëtojnë kredive, Kumbaro, Nikolla dhe Xhaçka e mbyllën vitin 2018 pa detyrime

Ministret i shpëtojnë kredive, Kumbaro, Nikolla dhe Xhaçka e

Ministret e kabinetit qeveritar Rama 1 e kanë mbyllur vitin 2018 pa detyrime financiare. Ndërsa ministrja e shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka përfituar një kredi shtetërore, për të cilën interesat bankare janë më të ulëta se kreditë e tjera. Isha Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro ka arritur të fitojë më shumë se koleget e saja gjatë vitit të shkuar.

Ministret e kabinetit qeveritar të Edi Ramës gjatë 2018 kanë të ardhura më të ulëta se deputetët e mazhorancës, por megjithatë nuk kanë borxhe për të shlyer.

Nga deklarimet e bëra në formularët e pasurisë Manastirliu, Xhaçka, Kumbaro, Nikolla dhe Mesi rezultojnë të kenë fituar gjatë vitit të shkuar  rreth 99 mijë euro, me në krye Ministren e Kulturës dhe atë të Shëndetësisë.

Sipas vetëdeklarimeve të ardhurat e 5 politikaneve në këshillin e  ministrave vijnë nga pagat si ministre apo edhe llogaritë bankare. Edhe pse në fund të 2018 Kryeministri Edi Rama i largoi nga këshilli i ministrave  Kumbaron dhe Nikollën, bilanci i tyre financiar në fund të vitit ishte pozitiv, pasi e mbyllen detyrën si ministre pa hyrë në borxhe.

Edhe Ministres së Mbrojtjes Olta Xhacka nuk i është dashur të marrë kredi në banka apo hua nga persona fizik për të mbyllur shpenzimet vjetore. Gjithsesi në portofolin e saj kanë shkuar më pak para sesa kolegeve të saja.

Ish-numri dy i qeverisë Rama1 Senida Mesi do t’i duhet të shlyejë bashkë me bashkëshortin e saj një kredi të marrë për shtëpinë me vlerë 13 200 euro.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë ka marrë një kredi shtetërore, rreth 35 500 euro,  por ndryshe nga Mesi që tashmë ushtron vetëm detyrën si deputete, Ogerta Manastirliu vijon të jetë në drejtimin e Ministrisë.

EMISIONET