Milinkoviç-Saviç "harron" merkaton: Dua të bëj mirë në Kupën e Botës

Milinkoviç-Saviç "harron" merkaton: Dua të bëj

E ardhmja e Sergej Milinkoviç-Saviç do të vendoset pas përfundimit të Kupës së Botës.

Është ky vendimi i marrë nga agjenti i mesfushorit serb, Mateja Kemzan që për "Corriere Dello Sport" ka thënë se ai është i fokusuar me kombëtaren serbe.

"Sergej vjen nga një sezon i mirë, por tani është fokusuar tek Kupa e Botës me Serbinë. Klubet e interesuara janë nga e gjithë Evropa. Ne do t'i dëgjojmë ofertat, do flasim e do diskutojmë dhe pastaj do të shohim se çfarë ndodh pas Kupës së Botës".-përfundoi Kezman.

Mesfushori serb ishte një nga lojtarët më të spikatur në Serie A sezonin e kaluar dhe bardhekaltërit kërkojnë rreth 120 milionë euro për ta lënë të lirë.

EMISIONET