Milani "tremb" rivalët në Serie A, dëshiron mbrojtësin agresiv

Milani "tremb" rivalët në Serie A, dëshiron

Reparti që vuan më shumë tek skuadra e Milanit është padyshim mbrojtja. 

Kuqezinjtë janë vënë në kërkim të një mbrojtësi qendre dhe për momentin duket se është përqendruar në shtëpinë e Juventusit. Drejtuesit kuqezi synojnë njërin mes Daniele Ruganit dhe Merih Demiral. Në verë pati disa diskutime mes dy skuadrave, sidomos për mbrojtësin turk, por në fund klubi bardhezi vendosi që ta mbante atë. Maurizio Sarri ka në dispozicion 5 mbrojtës qendre dhe largimi i njërit prej tyre do të ishte një lehtësim për të gjithë.

Dëmtimi i Chiellinit ia bën më të vështirë Milanit për të bindur drejtuesit e kampionëve të Seria A. Për të lënë të lirë njërin mes emrave të sipërpërmendur dhe një tratativë e tillë do të varet pikërisht nga gjendja e kapitenit të Juventusit.

EMISIONET