Milani në kërkim të zonës evropiane, humbet kundër Genoas

Milani në kërkim të zonës evropiane, humbet kundër

Zona evropiane për Milanin duket se do të jetë një mision i vështirë, teksa humbi në përballjen kundër Genoas me shifrat 1-2.

Miqtë arritën që të zhbllokojnë shifrat që në minutën e 7 të takimit. Një gabim i Hernandez u shfrytëzua mirë nga Sanabria i cili mori topin dhe shërbeu për "veteranin" Pandev që e dërgoi topin në rrjetë.

Në minutën e 41, Genoa dyfishoi shifrat me anë të Cassata. Pas një pasimi në zonë, ai doli zbuluar pranë shtyllës ku shtyu topin në rrjetë.

Reagimi i kuqezinjve erdhi në afër fundit të takimit teksa në minutën e 77 Ibrahimovic shënoi brenda zonës.

Por ky rezultat duket se nuk i ka shërbyer Milanit. Me këtë humbje ato renditen në vendin e 7 në kuotën e 36 pikëve ndërkohë që genoa është një vend sipër zonës së rrezikut me 25 pikë.

Ndërkohë që në takimet e tjera të Serie A, Spal arriti të fitojë në transfertë kundër Parmas me rezultatin minimal 0-1.

Ndeshja u shty me 75 minuta pasi nuk ishte vendosur nëse duhej të fillonte apo jo duke pasur parasysh situatën me koronavirusin në Itali.

EMISIONET