Milani synon të rikthehet sërish një skuadër konkurruese si në futbollin Italian ashtu edhe në atë Europian. 

Drejtuesit kuqezi pasi ofruan në skuadër Zlatan Ibrahimovic kërkojnë që të njëjtën gjë të bëjnë edhe me Thiago Silvën. Mbrojtësi brazilian nuk ka arritur marrëveshjen me Psg për të rinovuar kontratën dhe do të jetë një lojtarë i lirë në merkaton e verës.

Vetë menaxheri i mbrojtësit brazilian, në një intervistë për mediat franceze ka deklaruar se Milani është një “dashuri e veçantë” e Thiago Silvës, i cili do të pranonte me kënaqësi rikthimin në Itali, për të veshur sërish fanellën kuqezi. Ardhja e mundshme e Silvës në "San Siro" gëzon pa masë edhe tifozët e "djallit" të cilët e kanë konsideruar 35-vjeçarin si pasuesin e Paolo Maldinit.

/Ora News.tv/