Fundi i sezonit pritet të jetë deciziv për të ardhmen e mesfushorit spanjoll, Cesc Fabregas.

31 vjeçari, i cili është futur në muajit e fundit të kontratës në “Stamford Bridge” është gati të largohet nga Londra dhe Milani duket se është destinacioni final i tij. Gjigandët italian kanë qënë prej kohësh të interesuar për shërbimet e tij, dhe muaji janar mund të vendos dhe pikat mbi “i”.

Megjithatë, Chelsea beson se Fabregas do të vijoj të qëndrojë në Londër edhe për shumë vite të tjera, por duket se oferta prej 7 milion funtesh e ofruar nga kuqezinjtë e tundon spanjollin, edhe pse Chelsea pritet të ofrojë 10 milion funte.  

/Ora News.tv/