Milan Skriniar e pohon: Kam oferta nga United, por ...

Milan Skriniar e pohon: Kam oferta nga United, por ...

Mbrojtësi sllovak i Interit, Milan Skriniar ka pohuar se ka dëgjuar oferta nga Manchester United, por është i lumtur tek zikaltërit dhe nuk po e mendon aspak largimin.

"Manchester United? Kam dëgjuar oferta prej tyre dhe kjo më bëri krenar. Por unë jam edhe më i lumtur që Interi vendosi ta refuzojë atë dhe që ata të besojnë aq shumë në mua".-deklaroi mbrojtësi për faqen zyrtare të Federatës Sllovake të Futbollit.

Skriniar ka qënë i kërkuar nga shumë skuadra evropiane, por Inter ka theksuar se sllovaku nuk është në shitje.

EMISIONET