Goditja e madhe e Milanit në këtë merkato vere e ka emrin Ante Rebic.

Sulmuesi i Eintracht Frankfurt pëlqehet shumë nga dyshja e drejtuesve, Boban dhe Maldini, të cilët pas dështimit për të firmosur me Correa do të hidhen totalisht në sulm për talentin kroat. Lajmin e bën të ditur "Corriere dello Sport", që zbulon se kuqezinjtë kanë gati shumën e kërkuar nga gjermanët, që pretendojnë 40 milionë euro.

Për të bindur 27 vjeçarin vlen fanella, por edhe 3 milionë euro, të cilat do të depozitohet në sezon në llogarinë e Rebic. Kujtojmë që merkato në Itali mbyllet më 18 gusht dhe deri atëherë gjithçka pritet të ndodh.

/Ora News.tv/