Milan nuk dorëzohet për Cesc Fabregas. Kuqezinjtë janë të fiksuar pas mesfushorit spanjoll të Chelsea, dhe janari pritet të jetë muaji deciziv për bashkimin e dy palëve. Kjo, pasi kontrata e 31 vjeçarit përfundon në qershorin e ardhshëm dhe "Blutë e Londrës" nuk besohet se do i bëjnë  një rishikim kontratës së tij në "Stamford Brigde".

Për Fabregas do të ishte një përvojë e re në Serie A për karrierën e tij, i cili luajti vetëm për Barcelonën dhe Arsenalin përpara se të transferohej te Chelsea në vitin 2014. Momentalisht Fabregas po vuan nga një dëmtim në gju, dëmtim që nuk e ka lejuar të debutojë ende në Premier League gjatë këtij sezoni. Me fanellën e Chelsea, Fabregas ka luajtur 133 takime duke shënuar 15 gola.




/Ora News.tv/