Milan nuk fal ndaj Bolognas, "luftë" katërshe për dy bileta evropiane

Milan nuk fal ndaj Bolognas, "luftë" katërshe për dy

Milan ka fituar 2-1 ndaj Bologna duke marrë tre pikët për herë të parë në muajin e fundit. Kuqezinjtë shënuan dy herë në pjesën e parë, ndërsa Bologna pa dy gola të anuluar nga VAR.

Hakan Calhanoglu dhe Giacomo Bonaventua shënuan për ekipin e drejtuar nga Gennaro Gattuso, në dy goditje që miqtë bënë në kuadrat gjatë 45 minutave të para. 

Në pjesën e dytë sulmuesi Cutrone humbi dy mundësi të për të mbyllur ndeshjen. Fillimisht goditi shtyllën, më pas gaboi i vetëm përballë portierit kundërshtar.

Kjo i dha mundësinë Bologna të futet në lojë me golin e De Maio, kur kishin mbetur edhe 15 minuta lojë, por Milan arriti të mbrojë fitoren.

Gjithsesi, asgjë nuk ndryshon në renditjen e Serie A, për sa i përket garës për një vend në Europa League, pasi Atalanta dhe Sampdoria fituan në fushën e tyre, përkatësisht 3-1 ndaj Genoa dhe 4-1 ndaj Cagliari.

Kur kanë mbetur edhe tre ndeshje për të luajtura Atalanta e vendit të gjashtë ka 58 pikë, një më shumë se Milan dhe katër më shumë se Sampdoria. 

EMISIONET