Kualifikimi në Kupat e Evropës do të ndikoj në mënyrë indirekte tek merkato e Milanit. Kuqezijtë janë në "luftë" për të arritur vendin e fundit që të dërgon në Europa League dhe nëse kjo ndodh, Radamel Falcao do të ishte goditja e Milanit në merkaton e verës.

Sipas "Tuttosport" kuqezijtë e kanë identifikuar Falcao-n si qendërsulmuesin ideal për skemat e Gennaro Gattuzo.

Megjithatë, ai do të ishte i përballueshëm vetëm nëse ata kualifikuan për Europa League, diçka që aktualisht është në ajër.

Gazeta pohon se nëse Milan nuk kualifikohen në kompeticionet europiane,  ata do të detyrohen të ndryshojnë strategjinë e tyre të transferimit dhe në shenjestër kanë vendosur Luis Muriel.

Ai ka shënuar nëntë gola me katër asistime në 45 ndeshje me fanellën e Sevilla që prej transferimit të tij, në verën e vitit të shkuar.

/Ora News.tv/