Milan i "gjymtuar", kuqezinjtë vuajnë nga dëmtimet

Milan i "gjymtuar", kuqezinjtë vuajnë nga dëmtimet

Përpara kanë një ndeshje të vështirë, atë kundër kampionëve të Italisë, Juventusit, dhe Milan duket se ka një problem thelbësor në ekip.

Kuqezinjtë, përveç rezultateve jo të mira, ndiqen dhe nga një ters, nga dëmtimet e shumta. Ditën e djeshme skuadra e djallit u ndesh me ekipin e Betisit teksa e mbyllën ndeshjen në shifrat 1 me 1.

Por në këtë ndeshje pati dhe shumë dëmtime. Fillimisht ishte Musachio ai i cili u dëmtua pas një përplasje me Kessie dhe doli nga fusha me barela.

Ndërsa nga ana tjetër ishte dhe Çalhanoglu me Cutronen që dolën nga fusha duke çaluar. Gjendja e tyre nuk është vlerësuar ende, por Milani do të duhet të luajë një ndeshje të vështirë ndaj Juventusit pa disa nga lojtarët kryesorë.

Ndërkohë që më parë janë dëmtuar dhe argjentinasit Lucas Biglia dhe Gonzalo Higuain, me këtë të fundit që është në dyshim nëse do të jetë i disponueshëm këtë fundjavë.

EMISIONET