Milan humbet Fabregas, spanjolli drejt Ligue 1

Milan humbet Fabregas, spanjolli drejt Ligue 1

Dueli i FA Cup kundër Nottingham Forets do të jetë 90 minutëshi i fundit që do të shohim Cesc Fabregas me fanellën e Chelsea.

Është ky lajmi që vjen nga mediat angleze dhe franceze, të cilat pohojnë se pas takimit, Fabregas do të udhëtojë drejt Francës për tu prezantuar me fanellën e Monaco. Një lajm mjaft i keq për Milanin që shpresonte deri në fund te firma me spanjollin, por duket se kërkesat financiare kanë qënë tepër të larta për ta.

Kujtojmë që Fabregas po luan titullar kundër Nottingham, me Sarrin që e ka "falenderuar" për kontributin e tij te blutë.

EMISIONET