Milan "fiksohet" me mesfushorët, pas Torreira do yllin e Ligue 1

Milan "fiksohet" me mesfushorët, pas Torreira do yllin e Ligue 1

Me mendjen nga Torreira dhe sytë nga Ligue 1. Është kjo situata me të cilën ndodhet Milani i këtyre orëve, me kuqezinjtë që kërkojnë që të forcojnë sa më shpejt organikën e sezonit të shkuar.

Sipas "France Football", skuadra e Giampaolo është e interesuar të nënshkruajë me mesfushorin e Lyonit, Nabil Fekir. Francezi futet në vitin e fundit të kontratës me gjigantin e Ligue 1 dhe një mosmarrëveshje mes tyre mund ta humbas verën e ardhshme si futbollist të lirë.

E në të tilla kushte, Lyon mund të jetë i detyruar ta shesë 25-vjeçarin këtë verë dhe Milan është në dritare. Por, kuqezinjtë nuk janë skuadra e vetme e interesuar për Fekir. Liverpool ka gati milionat për të.

Kartoni i tij vlerësohet në rreth 40 milionë euro nga presidenca e francezëve, çmim i përballueshëm për "The Reds", që synon të forcojë grupin me objektivin e qartë, mbrojtjen e titullit të UEFA Champions League.

EMISIONET