Milan "dështon" dhe në merkato, turku firmos te skuadra legjendare

Milan "dështon" dhe në merkato, turku firmos te skuadra

Pezullimi nga Kupat e Europës mund t'i kushtojë shumë Milanit.

Kuqezinjtë kanë humbur garën për të firmosur me mbrojtësin e prespektivës, Ozak Kabak, i cili është zyrtarizuar tashmë te Schalke 04. Firma është konfirmuar në faqen zyrtare të klubit gjerman, që derdhur plot 15 milionë euro për firmën me Kabak.

Për 19 vjeçarin kishte interes edhe nga Bayern Munich, ndërkohë që për Stuttgartin, ky transferim ka rezultuar frytdhënës. Gjermanët paguan vetëm 11 milionë euro te Galatasaray në merkaton e janarit, duke fituar rreth 4 milionë euro nga ky operacion.


EMISIONET