Mezini: Aksioni për ujin, reprezalje për qytetarët

Mezini: Aksioni për ujin, reprezalje për qytetarët

Gazetarja Valbona Mezini e ftuar në "Ekopolitikë" nga Aurora Sulçe në Ora News e konsideron aksionin e nisur nga qeveria për ujin e pijshëm si reprezalje ndaj qytetarëve.

Mezini: Duhet bërë një reformë në furnizimin me ujë. Është thënë që është një reformë, por ekziston një reprezalje. Është krejtësisht e tepërt t'i biem në kurriz konsumatorëve familjarë. Sot ka qenë afati i fundit i aksionit të parë qeveritar. Sigurisht duhet të ishte më e mirë studiuar, duhet t'ia çosh shërbimi 24 orë në shtëpi. Çështja është se sot qytetarët nuk furnizohen në 24 orë. Ka shumë pak qytetarë që furnizohen në 6 orë ndërkohë që kanë fatura të majme.

Ka familje me debi 1 milion lekë të vjetra, ndryshe do të përballen me burg. Kjo është mendësi t'u marrim shqiptarëve çka kanë.

EMISIONET