Luftëtari është kthyer te fitorja pas 3 javësh dhe këtë e bën pikërisht ndaj kampionëve në fuqi, Skënderbeut.

Një fitore frymëdhënëse për bluzinjtë, që largohen përkohësisht nga zona e ftohtë e klasikimit, pasi numëron 4 pikë më shumë se vendi që të dërgon një kategori më poshtë. Pas këtij 3 pikëshi, trajneri i gjirokastritëve, Gentian Mezani u shpreh:

"Kemi bërë një ndeshje të mirë. Duhet të flas për ndeshjen sepse për pjesën tjetër kemi marrë garancinë për vazhdimësinë dhe normalisht siç u fokusuam sot ndaj Skënderbeut do të jemi edhe përballë skuadrave të tjera, duke nisur nga e radhës, ajo me Partizanin. Nuk e kisha menduar se do dal nga Korça me 3 pikë, por unë kam besimin e plotë se një ndeshje ka 3 rezultate dhe besoja dhe shpresoja që të mos dilnim pa pikë nga ky 90 minutash, sepse pas 3 humbjesh besoja se isha radha jonë për të marrë 3 pikët."-tha Mezani.


/Ora News.tv/