Kreu i Shtetit, Ilir Meta vijon ironinë me procesin e votimeve mbajtur në 30 qershor 2019, proces ku mazhoranca vendosi të hynte e vetme në zgjedhje.

Mes kontestimeve të shumta, opozita publikoi në media videodenoncime se kutitë e votimeve ishin mbushur nga vetë komisionerët, në disa zona.

Në një postim në facebook, Meta duke ju uruar qytetarëve një të dielë relaksuese, referuar një komentuesi ‘hedh dyshime’ për mënyrën e mbushjes së kutive.

Postimi i Metës: 

Të dashur miq! Duke ju uruar një të diele sa më relaksuese e çlodhëse ju ftoj të gjithëve të gjeni një shpjegim shkencor të shumimit të votave mbi numrin e pjesëmarrësve të votimeve të 30 qershorit! 


/Ora News.tv/