Metën dhe Ramën i bashkon Kosova, por i "ndan" Veseli. Kosovarët nuk kursejnë duartrokitjet për Clinton

Metën dhe Ramën i bashkon Kosova, por i "ndan" Veseli.

Pas përplasjeve në distancë për datën e zgjedhjeve vendore, Presidentin Ilir Meta dhe kryeministrin Edi Rama i kanë  bashkuar festimet e 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s.

Në tubimin e mbajtur në sheshin "Skënderbej" në Prishtinë, Meta dhe Rama ishin ulur në vijën e parë ndërsa i ndante kryeparlamentari Kadri Veseli.

Ngjitur me Ramën ishte zv.Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA Matthew Palmer.

"Apeli" i krerëve të shtetit shqiptar por edhe i të ftuarve kaloi në qetësi derisa u thirr emri i ish-presidentit amerikan Bill Clinton.

Mijëra njerëz të mbledhur në shesh shpërthyen në duartrokitje dhe ovacione për disa sekonda në nderim të tij.


EMISIONET