Metamorfoza e baletit, si ushtrohen balerinët në kushtet e izolimit për shkak të pandemisë

Metamorfoza e baletit, si ushtrohen balerinët në kushtet e izolimit

Baleti ka pasuar një metamorfozë në këtë periudhë izolomi për shkak të pandemisë. Nga 16 marsi Royal Opera House në Londor ka mbyllur dyert për publikun dhe riransmetimet në internet falas të shfaqjeve të së kaluarës kanë mbajtur audiencën të lidhur me baletin, por mbajtja aktive e balerinëve me njëri-tjetrin ka paraqitur sfida unike.

Shtriqja e mëngjesit, stërvitjet gjashtë-orëshe dhe shfaqjet live janë shtylla kurrizore e jetës normale të një balerini, dhe ata kanë nevojë për studiot e bollshme me tavane të larta, në të cilat të praktikojnë koreografinë dhe teknikën e tyre - shumë më tepër hapësirë sesa gjendet në një banesë mesatare në Londër.

"Në Royal Opera House ne mund të përshtasim të gjithë kompaninë në një studio. Të shkosh nga ai ekstrem, në hapësirën e shtëpisë është shumë, shumë ndryshe", shprehet në një intervistë solistja e parë, Melissa Hamilton.

Ndërsa punojnë nga shtëpia, përgjithësisht kërcimtarëve u është dashur të bëhen më kreativë për të përshtatur hapësirat e tyre personale me nevojat e tyre.

Ndërsa balerinë Anna Rose O'Sullivan i është dashur të praktikohet në një dyshek të palosur që shërben për yoga.

“Kështu nuk prish dyshemenë e prindërve të mi dhe  jam më e sigurt," thotë ajo.

Ndërsa kërcimtarët nuk po performojnë si zakonisht, disiplinat mbesin të rëndësishme dhe oraret e klasave rigoroze janë kryesisht të pandryshuara, me mësimdhënësit që zhvillojnë mësim në një hapësirë virtuale përmes programit Zoom.

EMISIONET