Presidenti i vendit, Ilir Meta tha se zhbërja e çdo institucioni në vend është skenar i kryeministrit Edi Rama për të sunduar në mënyrën më arbitrare.

Meta u shpreh se Rama kërkon të sundojë përmes shteti të propagandës duke arritur të komprementojë shumë diplomatë në Shqipëri, Bruksel dhe SHBA.

Kreu i shtetit, i ftuar në emisionin “360 gradë” tha se e ky është një problem që mund ta zgjidhë populli nëse nuk duan në të ardhmen një Shqipëri pa shqiptarë.

Ilir Meta: “Për mua është e qartë, zhbërja e çdo institucioni në vend është skenar i tij në mënyrë që të sundojë në mënyrën më arbitrare, të sundojë përmes asaj që unë e quaj shteti propagandës, duke asgjësuar shtetin e së drejtës. 

Për këtë, për fat të keq, ai ka arritur të komprementojë mjaft diplomatë. Duhet ti them gjërat ashtu siç janë, edhe këtu edhe në Bruksel, por edhe në Washington. Po ti themi gjërat ashtu siç janë, të cilët përfitojnë edhe nga mungesa e vëmendjes në nivele të larta jo vetëm për Shqipërinë por edhe për çështje më të mëdha. 

Ne i dimë debatet që janë dhe kuptohet ky është një problem që duhet ta zgjidhin qytetarët e Shqipërisë në mënyrën më demokratike por edhe duke marrë të gjitha përgjegjësitë që u takon në qoftë se nuk duan që në të ardhmen të kemi një Shqipëri pa shqiptarë.”


/Ora News.tv/