Meta: Zgjedhjet e lira e të ndershme, duhen mbrojtur me çdo çmim

Meta: Zgjedhjet e lira e të ndershme, duhen mbrojtur me çdo

Sot përkujtohet 21 vjetori i vrasjes së Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta e nisi ditën me vendosjen e një kurore me lule tek memoriali i tij në rrugën “Abdi Toptani” në Tiranë 

Më pas përcolli mesazhin se zgjedhjet e lira janë kolona vertebrore e çdo shteti, dhe duhen mbrojtur me çdo çmim

Ilir Meta: "Sot ishte një detyrim për të nisur ditën me nderimin e kujtimit të përjetshëm të Azem Hajdarit, të liderit të lëvizjes studentore që solli pluralizmin politik në Shqipëri sepse 12 dhjetori është dita më e rëndësishme në historinë e  Shqipërisë që ndan dy epoka dhe e rivendosi vendin tonë në rrugën e duhur të demokracisë, lirisë dhe të drejtave të njeriut dhe të pluralizmit politik dhe zgjedhjeve të lira e të ndershme që janë kolona vertebrore e çdo sistemi demokratik  dhe që duhen mbrojtur nga të gjithë dhe me çdo çmim." 


EMISIONET