Në një moment tensioni mes dy shteteve, pas kërkesës së parlamentit holandez për kthimin e vizave për shqiptarët, kreu i shtetit Ilir Meta ishte i pranishëm sot në pritjen e organizuar nga Ambasada holandeze në Tiranë me rastin e Ditës së Mbretit. 

Në një postim në facebook, Presidenti Meta e vlerëson Holandën një vend mjaft të rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen tonë europiane. 

"Me interes pashë ekspozitën e fëmijëve shqiptarëme piktura, me rastin e 350-vjetorit të ndarjes nga jeta të Rembrandtit"- shkruan Meta. 

Meta gjithashtu ka ma marrë si dhuratë një libër për për legjendën e futbollin holandez, Hendrik Johannes "Johan" Cruijff, i cili ka luajtur për Ajax dhe Barcelonën. 

"I lumtur të merrja dhuratë një libër për Johan Cruijff-in, idhullin e fëmijërisë time, aq më tepër tani që Ajax-i po rikthehet si atëherë"- përfundon Meta.

/Ora News.tv/