Në qendër të diskutimit në emisionin “360gradë” ku është i ftuar kreu i shtetit, Ilir Meta, ishte deklarata e kryeministri Edi Rama për një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Presidenti Meta thotë se kjo ide defaktorizon shtetin e Kosovës përballë ndërkombëtarëve. Fare mirë, shton ai, Serbia mund ta përdorë si fushatë kundër njohjes së Kosovës dhe ekzistencës së saj si shtet i pavarur.

Ilir Meta: Ç’punë ka kryeministri i Shqipërisë në Parlamentin e Kosovës të thotë që në të ardhmen unë guxoj të mendoj se do të ketë një President të përbashkët Shqipëri-Kosovë.

Artur Zheji: Ndoshta ka hallin të bëhet vetë?

Ilir Meta: Si ka hall ai? Ka hall ai dhe do të thotë një gjë të tillë se ka hallin ai apo unë.

Artur Zheji: Jo, ka një ëndërr

Ilir Meta: Çfarë do të thotë kjo? Kjo do të thotë, si e përkthej unë, jo këtu në Shqipëri por ai atje, dhe siç e përktheu realisht politika e Beogradit, që pra Shqipëri-Kosovë në të ardhmen do të jenë një shtet, atëherë pse duhet të vazhdoni ju ta njihni Kosovën? Dhe ju të tjerët që e keni njohur nuk ia vlen, edhe mund të tërhiqeni në shkëmbim të një raporti më të afërt me ne sepse këta nuk e kanë seriozisht këtë shtetin e Kosovës.

Emri i minishegen as korrekt nuk është dhe as shumë i këndshëm me thënë më të drejtën dhe nuk shikoj asnjë projekt që i bashkon shqiptarët përveç rrugës drejt anëtarësimit në BE dhe forcimit të perspektivës euroatlantike edhe për Kosovën. Kjo është e vetmja rrugë. Këto rrugicat janë më shumë lojëra politike por nuk kanë asnjë lidhje me qëllim strategjik të shqiptarëve për të ecur në këtë drejtim.


/Ora News.tv/