Meta zbulon "puçin" për Kushtetuesen: Kuvendi do merrte 3 kandidatura, Presidenti 1

Meta zbulon "puçin" për Kushtetuesen: Kuvendi do merrte 3

Presidenti i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë veprimet mes KED dhe Kuvendit, pasi sipas tij, këto institucione kanë mashtruar qëllimisht për të sjellë krizën me emërimet në Gjykatën Kushtetuese.

Në konferencën e jashtëzakonshme për mediat, Meta tha se vendimi i botuar në Fletoren Zyrtare me 9 nëntor të këtij viti nga KED, është i njëjti me atë të botuar me 22 shtator në faqen e Gjykatës së Lartë.

Përmes kësaj skeme, tha kreu i Shtetit, Kuvendi do të emëronte 3 kandidatë nga 2 që i takonin dhe Presidenti do të mbetej me 1 nga 2 që e kishte të drejtë me ligj dhe Kushtetutë.

Ky proces, paralajmëroi Meta,  një ditë do ta ketë ndëshkimin e pashmangshëm në mënyrë që të bëhet mësim për të gjithë që tallen me Kushtetutën dhe ligjin.

Ilir Meta: Ajo që është botuar gjoja në Fletoren Zyrtare  me 9 nëntor është i njëjti vendim që është botuar edhe në faqen e Gjykatës së Lartë. Shkresa që i dërgojnë Presidentit, këto katër emra ëhstë botuar njëherë dhe vendimi ka qenë për tu botuar. 

Është botuar me 22 shtator. Ky të njëjtin vendim shkon e boton se ka miq dhe shokë, në mënyrë të paligjshme te Fletorja Zyrtare për të krijuar idenë se ishte KED  që e konstatoi këtë vetëzgjedhjen e kësaj zonjës në bazë të gjoja mekanizmit zhbllokues. Është vetëm për efekte mashtrimi për opinionin vendas  dhe ndërkombëtar që të krijhet ideja që presidenti e kaloi afatin. 

Fakti që kjo u botua në Fletoren Zyrtare do të thotë se kjo hyri në fuqi.Që të justifikojë veprimin e qëllimshëm, në mënyrë që të shmangej zonja Vorpsi si e vetëshpallur dhe të zgjidheshin dy kandidaturat e tjera. Kuvendi nga dy kandidatura që i takonin sipas ligjit të merrte tre dhe Presidenti nga dy që i takonin sipas Kushtetutës dhe ligjit të mbetej me një dhe një t'ja merrnin kështu në këtë mënyrë që besoj se nuk ka fëmijë që nuk e ka kuptuar.

EMISIONET