Presidenti Ilir Meta deklaroi se vrasja e politikan serb në Kosovë Oliver Ivanoviç duhet zbardhur sa më parë jo vetëm për të ndëshkuar autorët, por edhe për të paralizuar çdo skenar destablizues.

Meta: Vrasja barbare dy ditë më parë e politikanit serb të Kosovës, Oliver Ivanoviç, është një atentat ndaj paqes, stabilitet dhe bashkëjetesës në Kosovë dhe në rajon. Zbardhja e menjëhershme e këtij krimi është emergjente jo vetëm për ndëshkimin e autorëve, por edhe për të paralizuar çdo skenar destabilizues. Dialogu Prishtinë-Beograd është jetik jo vetëm për këto dy vende por për qëndrueshmërinë dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Deklaratat e Metës u bënë gjatë një takimi me ambasadorë në kuadër të vitit të Skënderbeut.

/Ora News.tv/