Një ditë pas 30 qershorit, Presidenti i Republikës Ilir Meta uroi qytetarët, të cilët nuk ukonfrontuan dhe i qëndruan larg dhunës. Në një status në Facebook, kreu i shtetit i quan votimet e djeshme, socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

"Urime të gjithë qytetarëve që dje iu larguan konfrontimit dhe dhunës duke respektuar në mënyrë qytetare njëri-tjetrin, pavarësisht nga qëndrimi ndaj votimeve socialiste të thirrura nga kryeministri Rama.

Shqipëria shpëtoi nga kurthi i përplasjes civile, ndaj i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët që nuk ranë viktimë e retorikës konfrontuese të liderëve të papërgjegjshëm, që përmes nxitjes së dhunës duan të fshehin skandalet dhe llogaridhënien e tyre", shkuan Presidenti Meta.

Meta u shpreh se nuk kishte asnjë surprizë për tejkalim të planit, ndërsa tha se duhet të "shpikë" një dekoratë të re, atë të “Heroit të votave socialiste”

"Përsa i takon tejkalimeve të planit në votimet socialiste, asnjë surprizë nuk kisha. Tani me duhet të “shpik” një dekoratë të re, që besoj me ndihmën e Kuvendit socialist do miratohet, atë të “Heroit të votave socialiste”. Për të shijuar rikthimin e kohës së votimeve kolektive, ju ftoj të ndiqni edhe këtë video", mbyll postimin Meta.

/Ora News.tv/