Meta viziton të prekurit nga tërmeti në Armathë

Meta viziton të prekurit nga tërmeti në Armathë

Presidenti Ilir Meta ka vizituar disa shtëpi të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit në Armathë.

Meta tha se bisedoi me banorët për përballimin e pasojave të tërmetit.

Ndërsa shtoi se është detyrë prioritare evidentimi i sigurisë së banesave.

“Sot në Armathë vizitova disa shtëpi të goditura rëndë nga tërmeti dhe biseduam me banorët për përballimin e pasojave të rënda. Vazhdimi me përgjegjësi të plotë i evidentimit të sigurisë së banesave dhe ndihma për emergjencën aktuale, detyrë prioritare,”- shkroi Meta në një postim në Facebook.

EMISIONET