Presidenti, Ilir Meta, e nisi të hënën e kësaj jave të re me një vizitë në Teatrin Kombëtar, aty Avni Delvina ka hapur prej të shtunës ekspozitën me titull "Notre Dame në Tiranë".

Meta: Nuk erdha ditën e shtunë pasdite, por vendosa sot për të nisur javën me këtë ekspozitë sepse sot shuëm  kohë më parë në Berlinin lindor nisën protestat që sollën rrëzimin e murit të Berlinit. Ato nisën nga artistët, njerëzit e kulturës të cilëve ju bashkuan dhe qytetarët.

Për qëndrimin e tij kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, Meta tha se nuk pret falenderime pasi ka bërë detyrën.

Meta: Asnjë falenderim për mua nga të gjithë artistët këtu pasi nuk kam bërë asgjë tjetër veçse detyrën time të përditshme edhe në çështjen e qëndrimit për Teatrin Kombëtar, duke mbrojtur Kushtetutën, duke mbrojtur ligjin, trashëgiminë kulturore, identitetin kombëtar.

Kreu i Shtetit apeloi për vigjilencë në mënyrë që procesi i globalizimit të mos na çojë drejt çkombëtarizimit.

Meta: Jetojmë në kohë të vështira dhe për artistët dhe shoqërinë civile, jetojmë në kohën  e globalizimit që është një proces të cilin nuk mundet ta ndalim. Është një proces nga i cili edhe përfitojmë, por është një proces që nuk duhet të na çkombëtarizojë. Nëse qytetarët nuk gëzojnë sovranitetin për të vendosur rrezikohet dhe sovraniteti i shtetit.

/Ora News.tv/