Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vizituar komandën e Forcave Tokësore në Zall Herr, ku edhe ka zhvilluar edhe një video-konference me ushtarakët që ndodhen me mision jashtë vendit.

Presidenti i ka uruar FA me rastin e vitit të ri, ndërsa ka vlerësuar maksimalisht kontributin e tyre për paqen dhe sigurinë.

Meta: Ndaj një urim me të gjithë ju, me këto familje të mrekullueshme në Kabul, Herat, Pej dhe Letoni të cilat do të festojnë larg familjeve të tyre këtu në Shqipëri. Jam i bindur me mendje dhe zemër këtu, duke ndarë urimet më të mira me njëri-tjetrin që viti 2018 të jetë një vit më i sigurt për vendin tonë dhe për aleancën tonë ku ju kontribuoni si askush tjetër.

Presidenti Meta ka zhvilluar edhe homazhe në ndër të kapitn Feti Vogli, i cili u vra në 21 shkurt të Kandahar të Afganistanit.

 

/Ora News.tv/